Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj pasardhës i Ramës në PS? Xhafaj: Kryeministri nuk ka thënë që po largohet

Veliaj pasardhës i Ramës në PS? Xhafaj: Kryeministri nuk ka

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj e sheh absurd etiketimin që po i bëhet fushatës zgjedhore të 14 majit, si një përpjekje e Ramës për mandatin e katërt qeverisës.

I ftuar në A2 CNN, Xhafaj tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Xhafaj tha se Veliaj në asnjë rast nuk ka kërkuar votë për veten, po për Këshillin Bashkiak.

“Nuk është fare e vërtetë, nuk di një rast që Veliaj të ketë kërkuar votë për Erionin, por votë për këshillin, jo vetëm se vota për të është më e konsoliduar, por sepse është i bindur që roli i këshillit është përcaktuar në vendimmarrje dhe realizim projektesh. Dhe të gjithë ne theksin e kemi vënë te vota për Këshillin Bashkiak. Ne duam votë popullore mbështetëse për të si kryetar. Kjo votë është një lloj vlerësimi për atë që ka ndodhur në këto 8 vjet për të guxuar dhe punuar më shumë”, u shpreh Xhafaj.

Deputeti tha se Rama vijon të jetë kryetar partie dhe nuk ka bërë ndonjë deklaratë për t’u tërhequr.

“Rama është ende kryetar partie dhe Rama nuk ka thënë që po largohem. Është një diskutim absurd që bëhet i nxitur nga media dhe një pjesë e opinionistëve mediatikë për ta bërë më të këndshëm debatin e mbrëmjeve në studiot televizive dhe një lloj diversioni brenda PS. Veliaj dhe gjenerata e tij kanë ambiciet e tyre. Por sot po flasim për ambicien e kryetarit bashkiak në një mandat të tretë. Kur të vijë koha do të vijë momenti të diskutohet brenda PS se kush dhe çfarë bën”, u shpreh deputeti.

Të fundit