Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj: Shqiptarët janë ezauruar, po zëvendësohen nga indianët në sektorin e ndërtimit

Veliaj: Shqiptarët janë ezauruar, po zëvendësohen nga

Erion Veliaj ka pranuar ikjen masive të shqiptarëve në vitet e fundit. I ftuar në emisionin “Now” të “Euronews Albania”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se punëtorët e ndërtimit në Shqipëri janë zëvendësuar nga indianët.

Si shembull mori punimet tek Piramida dhe tha se atje po punojnë indianë sepse nuk ka më punëtorë shqiptarë. Sipas tij, njerëzit që merren me ndërtim janë ezauruar.

“Sot tek ‘Piramida’ punojnë indianë për të mbaruar në kohë, sepse nuk ka më njerëz, sepse është ezauruar i gjithë grupi i njerëzve që merret me ndërtim,” tha Veliaj.

Kompania që po bën punimet tek Piramida tregoi se ka në staf 35 indianë, në mungesë të shqiptarëve. Përfaqësues të shoqatës shprehen se nuk kanë zgjidhje tjetër, pasi po hasin shumë vështirësi në gjetjen e punëtorëve.

Mungesa ka edhe për hidraulikë, për elektricistë, për shtrues pllakash.

Të fundit