Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj takon Matthew Palmer në Washington: Po përpiqem të bashkëpunoj me kryebashkiakët në SHBA

Veliaj takon Matthew Palmer në Washington: Po përpiqem të

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prej disa ditësh ndodhet në Uashington, DC. Së fundmi ai ka takuar zv/ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer dhe këtë gjë e ka bërë me dije përmes një fotoje të publikuar në rrjetet sociale.

Veliaj shkruan se po përpiqet që Tirana të jetë jo vetëm një urë-lidhëse në rajon, por edhe të bashkëpunojmë me kryebashkiakët në SHBA dhe qytetet tona simotra.

"Shumë i lumtur që takova Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer në Washington, DC!
Qytetet janë një platformë e shkëlqyer bashkëpunimi dhe inovacioni. Po përpiqemi që Tirana të jetë jo vetëm një urë-lidhëse në rajon, por edhe të bashkëpunojmë me kryebashkiakët në SHBA dhe qytetet tona simotra, teksa përgatitemi për #EuropeanYouthCapital2022." shkruan Veliaj.

Të fundit