Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj u mor i pandehur nga SPAK/ Gjokutaj: Shpejtësi e pazakontë e hetimeve

Veliaj u mor i pandehur nga SPAK/ Gjokutaj: Shpejtësi e pazakontë e

Avokati Genci Gjokutaj ka komentuar zhvillimet më të fundit në dosjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke vënë theksin te procedura ligjore e marrjes si i pandehur, të cilën ai e cilëson si aktin formal të komunikimit të akuzës.

I ftuar në Syri TV, Gjokutaj tha se kjo fazë e procedurës nuk mund të jetë përfunduar pa prezencën fizike në ambientet e SPAK, ndërsa ngre dyshime mbi shpejtësinë e pazakontë të mbylljes së hetimeve.

Genci Gjokutaj: Ka një gabim këtu, një mbivendosje sepse marrja si i pandehur është pikërisht akti i komunikimit të akuzës. Aty i thuhet: Zoti Veliaj, i pandehuri akuzoheni për veprën penale filan...çfarë keni për të thënë?

Pra, marrja si i pandehur është pikërisht marrja në cilësinë nga person nën hetim në person i pandehur. Dhe është akuza e drejtpërdrejtë e personi, për të cilin prokurori mendon se ai është fajtor dhe do të vendosë dërgimin për gjykim. Unë e mora vesh këtë, nuk ka rëndësi... mund të jetë shfrytëzuar fletë-thirrja që është bërë avokatëve për nesër ose fletë-thirrja e burgut për ta shoqëruar nesër, sepse marrja si i pandehur sot nuk mund të ketë ndodhur pasi nuk është shoqëruar në ambientet e SPAK, ku bëhet komunikimi ose mund të ketë shkuar prokurori për ti komunikuar akuzën në burg.

Në fakt, komunikimi në burg nuk është bërë ndonjëherë por ai thirret ose shoqërohet në ambientet e SPAK ku i komunikohet akuza. Pak rëndësi ka kjo. Unë e dëgjova edhe prononcimin e avokatëve. Në fakt, ata kanë problem me rrjedhjen e informacionit. Ky nuk është një informacion që i referohet provave, gjendjes së procedimit, cilësisë së personit, pra kjo nuk zhbën provat.

Ajo që unë konstatoj, dy janë momentet. Është një shpejtësi marramendëse e përfundimit të hetimeve. Me marrjen si i pandehur nuk besoj të kenë më veprime të tjera hetimore, do të vijojnë me materialet e çështjes, me vendimin e dërgimit të çështjes për gjykim dhe dërgimi i çështjes tek gjyqtari paraprak. Mos harroni janë 165 ditë, fiks 5 muaj e gjysmë që për një çështje kaq voluminoze që u interpretua në fillim, është një afat vërtetë shumë i shpejtë.

Unë mendoj që kësaj i shoqërohet edhe heshtja në mënyrë të çuditshme, ose më saktë pushimi i dyluftimit të Veliaj me prokurorin Ols Dado. Mbani mend që ka qenë një betejë në sallë të gjyqit dhe në media, dhe papritur shikojmë një Erion Veliaj të zbutur.

Të fundit