Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj vazhdon fushatën nga burgu: Gratë dhe vajzat udhëtojnë nesër falas në transportin urban

Veliaj vazhdon fushatën nga burgu: Gratë dhe vajzat

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk e ka lënë mënjanë propagandën edhe pse ndodhet prej 10 shkurtit në qeli nën akuzën e korrupsionit.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se nesër me rastin e 8 marsit, udhëtimi në të gjitha linjat e transportit urban të bashkisë së Tiranës do të jetë falas për gratë dhe vajzat.

"Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës.

Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!", shkruan Veliaj. 

Të fundit