Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliajt s'i del inati me gazetarët: Japin mend pasi bëhen llucë në kazino

Veliajt s'i del inati me gazetarët: Japin mend pasi bëhen

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt ka sulmuar sërish gazetarët dhe analistët që komentojnë hetimet për drejtorët e tij të arrestuar pasi akuzohen për korrupsion.

Nga një aktivitet me punonjësit e Bashkisë në Farkë, ai i ka cilësuar si persona që sipas tij “japin mend pasi janë bërë llucë në kazino”.

“Të rrish në studio e të japësh mend se në Tiranë nuk bëhet asnjë punë, pasi je bërë llucë në kazino, është kollaj. Nga divani të gjithë janë mjeshtra, tregojnë edhe si qeveriset bota, planeti dhe universi.

Të dalësh në rrugë me fshesë, me lopatë, të sigurohesh që krasitet, që pastrohet, t’i rrish punës tek koka, ky është heroizmi i shekullit ku jetojmë dhe këta janë njerëzit, heronjtë tanë të punës”, u shpreh Veliaj.

Një ditë më parë, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku iu përgjigj disa analistëve të televizioneve opozitare, lidhur me akuzat kundër tij.

Ai tha se secili prej analistëve që e ka sulmuar, nuk ka shqetësimin e qytetarëve, por të favoreve personale, që nuk u bëhen nga Bashkia e Tiranës.

 

Të fundit