Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vëllain 'problematik', Xhafaj reagon për Berishën: Vendimi i DASH, sinjal i qartë për shtetin e së drejtës

Vëllain 'problematik', Xhafaj reagon për Berishën:

Mazhoranca është ndër të parat që reagoi pasi DASH shpalli ‘non grata’ ish kryeministrin Sali Berisha.

Mes tyre, ka reaguar edhe ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një reagim në Facebook, Xhafaj përshëndet vendimin e DASH dhe e cilëson si sinjal të qartë për shtetin e së drejtës.

“Përshëndes vendimin e drejtë të DASH i cili është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur.

Koha për të bërë drejtësi! Luftë frontale ndaj pandëshkueshmërisë të të korruptuarve dhe krimit të organizuar! Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka zot! Drejtësia edhe vonon, por kurrë nuk harron”, shkruan Xhafaj, i cili ka qenë në qendër të akuzave të opozitës, që morën shkas nga skandali i të vëllait Agron Xhafaj, të dënuar në Itali për trafik droge. 

 


 

Të fundit