Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vëllai i ish-deputetit socialist dënohet me 13 vite burg

Vëllai i ish-deputetit socialist dënohet me 13 vite burg

Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, është dënuar me 13 vite burg. Kështu vendosi Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila gjithashtu ka kërkuar që Ndoka të qëndrojë në një burg të sigurisë së lartë.

Gjevi Ndoka u arrestua së bashku me të vëllanë dhe motrën në një operacion të 4 viteve më pare për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më datë 10.10.2022, shqyrtoi kërkesën e regjistruar me nr. 137 akti, datë 28.07.2022, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi Gj.N., ndaj vendimit nr. 207, datë 29.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim, vuajtja e të cilit të fillojë nga dita e arrestimit datë 21.10.2018 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.”

 

Të fundit