Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Vend modern me aeroporte të reja", Spiropali: Punë të mëdha në Shqipëri bën vetëm Edi Rama

"Vend modern me aeroporte të reja", Spiropali: Punë të
Ministrja Elisa Spiropali

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet sepse kryetari i saj Lulzim Basha është i katapultuar nga të tjerë në postin që mban dhe nuk mund të bëjë punë të tilla si rindërtimi apo zhvillime të tjera për vendin. Ajo tha për "Abc news" se punë të tilla në Shqipëri mund të bëjë vetëm Edi Rama.

“Rindërtimi është projekt që kalon 1 mln euro. Ata kanë një kryetar partie që ka dëshmuar që punët që ka bërë i ka bërë se dikush e ka katapultuar. Nuk mund të presësh nga një njeri të bëjë punë të tilla.

Punë të tilla mund t’i bëjë vetëm Edi Rama. Unë ua thashë linjën e rindërtimit. Po ndërtohet me një shpejtësi rekord. Ne tërmetin, një fatkeqësi të madhe e kemi kthyer në mundësi. Ata edhe mundësitë i kanë kthyer në fatkeqësi”, tha Spiropali.

Kjo e fundit tha se në mandatin e tretë të Partisë Socialiste Shqipëria do të kthehet në një vend modern me aeroporte të reja.

"Në mandatin e tretë Shqipëria do bëhet vend modern me aeroporte të reja.  Për të përballur krizën e pandemisë dhe tërmetit duhet të rrisnim hapësirën fiskale. Duhet të rriten edhe shpenzimet”, tha Spiropali.

Të fundit