Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vendimi i qeverisë: Nënat e papuna që rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do t'u njihen si vite pune. Kushti

Vendimi i qeverisë: Nënat e papuna që rrisin më shumë

Qeveria ka marrë vendimin, sipas së cilit, nënave të papuna që kanë të ardhura nën 10 mijë lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, do t'u njihen si vite pune.

“Do kemi një kategorizim, të gjitha gra të cilat kanë tre dhe më shumë fëmijë. Të cilat njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe të ardhurat familjare mujore nuk kalojnë 100 mijë lekë. Kjo është politikë për nënat, sociale, që synon të njohë si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para”, tha Manastirliu.

Këtë njoftim ministrja e bëri për mediat, pasi përfundoi mbledhja e qeverisë, e cila u zhvillua paraditen e sotme. Manastirliu doli edhe për vaksinat anti-covid, ku tha se pritet një furnizim i ri me ardhjen e dimrit dhe rritjen e rrezikut.

Të fundit