Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vendimi i qeverisë: Shtohet me 10% kufiri minimal i plazheve publike për bashkitë

Vendimi i qeverisë: Shtohet me 10% kufiri minimal i plazheve publike

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, njoftoi vendimin e fundit të qeverisë për menaxhimin e plazheve.

Kumbaro u shpreh se në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave është ndryshuar kufiri minimal i stacioneve të plazhit publik që do të kalojnë në menaxhimin e bashkive, i cili është rritur me 10% duke e çuar në 30%.

Ministrja njoftoi se për vitin e ardhshëm, aplikimet për stacionet e plazhit do të fillojnë më 1 nëntor.

“Jemi në vjeshtë po përgatitemi për dimër, por qeveria po përgatitet dhe për sezonin veror në një kohë rekord si asnjëherë më përpara. Kaluam vendimin e Këshillit të Ministrave me disa ndryshime në menaxhimin e stacioneve të plazhit. Pasi nuk duhet të mendojmë për plazhin kur pushuesit mendojnë për plazhin, por duhet të mendojmë më herët, në mënyrë që sezoni i ardhshëm të jetë dhe më i mirë se ai që lamë pas.

Një ndryshim që vlen të përmendet është një ndryshim i kufirit minimal të stacioneve të plazhit publike që do të menaxhohen nga bashkitë. Këtë vit në total 50% e parcelave të plazhit ishin publike, minimumi ligjor ishte 20% e ngritëm me 30%.

Do të vazhdojnë kontrata e lidhura të jenë të vlefshme dhe për vitin tjetër dhe për kohëzgjatjen e lidhur. Dy masa shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me turizmin detar, siç janë stacionet e ankorimit të mjeteve lundruese. Për vitin që vjen aplikimet për stacionit e plazhit fillojnë më datën 1 nëntor. Pra gjithë përgatitjet për sezonin e ardhshëm do të kryhen brenda vjeshtës së vitit 2022”, tha Kumbaro.

Të fundit