Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vendosja e fashës 800 kWh në 1 nëntor, Rama: Kemi 14 muaj që themi se çmimi i energjisë do mbrohet

Vendosja e fashës 800 kWh në 1 nëntor, Rama: Kemi 14 muaj që

Kryeministri Edi Rama thotë se është lajm i rremë informacioni i publikuar për vendosjen e fashës 800kWh për energjinë në muajin 1 nëntor.

Përmes një postimi në Twitter, Rama fajëson opoziten ku sipas tij, qeveria nuk do të rrisë çmimin e energjisë nga 1 nëntori. Sipas Ramës, qeveria nuk ka deklaruar asnjëherë diçka të tillë. Ai sqaron se qeveria do të vazhdojë të mbrojë qytetarët nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Postimi i Edi Ramës në Twitter:

Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #DavaRublash

Të fundit