Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vetëm një shtrëngim duarsh, takimi i ftohtë Rama-Veliaj në dekorimin e Ali Ahmetit

Vetëm një shtrëngim duarsh, takimi i ftohtë Rama-Veliaj

Edhe pse nuk ishte i pranishëm në seancën plenare të Kuvendit, Rama ka marrë pjesë në dekorimin e Ali Ahmetit si qytetar nderi i Tiranës.

Ajo që ra në sy ishte takimi i ftohtë mes Ramës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, disa ditë pasi ky i fundit u thirr në SPAK lidhur me aferën e inceneratorëve. Gjatë aktivitetit, u vu re vetëm një shtrëngim duarsh mes tyre dhe asgjë më shumë.

"Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu sot”, tha Rama.

Marrëdhënia e krisur mes Ramës dhe Veliajt është vënë re dhe është folur edhe në media. Dyshja janë shfaqur shumë rrallë në praninë e njëri-tjetrit.

Të fundit