Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vetëvrasjet në spitalet COVID, Manastirliu: Nuk dua të zgjatem, aktet tragjike janë në proces hetimi  

Vetëvrasjet në spitalet COVID, Manastirliu: Nuk dua të zgjatem,
Ogerta Manstirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, ka folur së fundmi për rastet e vetëvrasjeve të pacientëve me COVID në spitalin Shefqet Ndroqi dhe te Infektivi, teksa shprehet se në këto institucione jepet shërbim psikologjik.

Në një konferencë për mediat, Manstirliu tha se në të dy spitalet, Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, është psikologu në rastet e nevojës së një trajtimit multidisiplinor.

“Nuk dua të zgjatem këtu për aktet tragjike. Janë në një proces të hetimit të organeve kompetente dhe administrative.

Ajo që kemi bërë që në krye të herës, por që është ngritur dhe nga OBSH, janë çështjet e Shëndetit mendor lidhur me COVID. Ne kemi reflektuar, duke ngritur jo vetëm grupe pune, por duke përfshirë dhe aspektin psiko-social në paketën e trajtimit spitalor.

QSUT dhe Shefqet Ndroqi, e ka hershëm shërbimin psikologjik të integruar. Është i nevojshëm në të gjitha shërbimet. Në të dy spitalet, Infektiv dhe Shefqet Ndroqi, është psikologu në rastet e nevojës së një trajtimit multidisiplinor”, tha Manastirliu.

 

Të fundit