Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vettingu i politikanëve, Gjiknuri:  Vendi ka mjaftueshëm ligje që bëjnë filtrimin, paketë e nxituar

Vettingu i politikanëve, Gjiknuri:  Vendi ka mjaftueshëm ligje

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka komentuar propozimin e PD për vettingun e politikanëve.

Sipas tij, vendi Vendi ka mjaftueshëm ligje që bëjnë filtrimin e politikanëve.

I ftuar në Ora News, Gjiknuri tha se nxitja e PD-së për këto procese vjen si reflektim i një lufte të brendshme politike që ka brenda vetes.

Ky vend ka mjaftueshëm ligje që bëjnë atë që quhet filtër për politikanët. Kemi legjislacionin për deklarimin e pasurisë ku politikanët i nënshtrohen një hetimi të plotë administrativ për sa i përket burimit të pasurive. Vetingu i politikanëve bëhet nëpërmjet zgjedhjeve, pra politikanët nuk zgjidhen në mënyrë të përjetshme. Kjo do të thotë që vetë qytetarët gjykojnë, vetë partitë politike duhet të pastrohen në radhët e tyre dhe janë qytetarët që japin vendimet me votën e tyre.

Është një paketë e nxituar, e pamenduar thellë por që në fund të fundit përfaqëson retorikën e lidershipit aktual të PD-së”, tha Gjiknuri.

Për sa i përket reformës territoriale Gjiknuri tha se edhe kjo meriton një trajtesë të përbashkët.

Të fundit