Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ A po ju mungon Kosova në tryezën e shqiptarëve? Rama-gazetarit: Na lër ta pimë këtë kafe!

Video/ A po ju mungon Kosova në tryezën e shqiptarëve?

Tre politikanë shqiptarë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut u ulën bashkë për një kafe para mbajtjes së konferencës së samitit të Ballkanit të Hapur në Ohër.

Siç duket edhe nga video e publikuar nga TV21, Rama shihet i ulur me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti nga Maqedonia e Veriut dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

I pyetur nëse tavolinës i mungon Kosova, kryeministri Rama tha se nuk ka konferencë për shtyp për të bërë pyetje.

 “A po ju mungon Kosova këtu z. Kryeministër? Po ti çfarë po bën, po bën intervistë tani? Jo, po pyes. Në konferencë për shtyp, tani na lër ta pimë këtë kafe”, tha Rama.

Të fundit