Flash News

Ditari i Maxhorancës

VIDEO/ Belinda Balluku 'braktiset' nga kolegët socialistë në homazhet për Fatos Nanon

VIDEO/ Belinda Balluku 'braktiset' nga kolegët socialistë

Zv/kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qenë e pranishme në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Kongreseve në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK – është shfaqur e pashoqëruar nga kolegët e saj.

Teksa ka nderuar arkëmortin e ish-kryetarit të PS, Balluku nuk u pa në shoqërinë e kolegëve të saj deputetë gjatë homazheve shtetërore. Balluku ishte e vetmuar në homazhe.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u mor zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Numri dy i qeverisë mbërriti të premten në SPAK, ku prokurori Dritan Prençi  i komunikoi akuzën ‘Shkelje e Barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”.

Balluku kishte zgjedhur si mbrojtëse ligjore motrën e saj Pamela Qirko, ish-anëtare e Vettingut.

Të fundit