Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ Braçe mësyn pa leje te “Sterilizimi”, fyen dhe ofendon deputeten e PD

Video/ Braçe mësyn pa leje te “Sterilizimi”, fyen dhe

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë për Sterilizimin dhe Check Up është përfshirë nga debate të ashpra, pasi socialisti Plarent Ndreca kërkoi të niste mbledhjen pa prezencën e kryetares së komisionit, Albana Vokshi.

Në momentin e debateve, në sallën e mbledhjes ka hyrë pa leje deputeti Erjon Braçe. Deputeti i PS ishte mjaft i shqetësuar nga zhurmat e debateve, sa kaloi në fyerje dhe ofendime kundrejt Vokshit.

Deputetja i kërkoi të largohej pasi nuk ishte pjesë e komisionit, por Braçe iu drejtua duke i thënë se kështu “mund t’i drejtohej atij që kishte në shtëpi”.

Vokshi dhe Ndreca u përplasën ashpër në komision duke hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Socialisti pretendonte se komisioni nuk është i opozitës edhe pse ngritjen e saj e kërkoi opozita për të hetuar korrupsionin e koncesioneve të shëndetësisë.

 

Të fundit