Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ Ky është momenti kur Belinda Balluku paraqitet në GJKKO

Video/ Ky është momenti kur Belinda Balluku paraqitet në GJKKO

Ky është momenti kur zv/kryeministrja Belinda Balluku ka shkuar sot në GJKKO, ku do t’i komunikohen zyrtarisht dhe masat që janë vendosur ndaj saj.

Dy ditë më parë, GJKKO vendosi që të pezullojë nga detyra Ballukun dhe t’i bllokojë asaj pasaportën, duke mos e lejuar që të dalë jashtë vendit.

Më herët u paraqitën avokatët e saj, e motra, Pamela Qiro dhe avokati Ardian Kalia, si dhe drejtorët Erald Elezi i KESH-it dhe Gentian Gjyli i ARRSH-së, të shoqëruar nga policia pasi janë pjesë e të njëjtit procedim penal.

Kujtojme se cështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij të parë publike  theksoi se do ta respektonin vendimin, por do ta çonin në Kushtetuese pasi ishte cenuar pushteti ekzekutiv. 

 

Të fundit