Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ Me dhjetëra 'bodiguardë' amerikanë mes shqiptarëve të NY, çfarë e frikëson kryeministrin Rama?

Video/ Me dhjetëra 'bodiguardë' amerikanë mes

Kryeministri Edi Rama u dakua dje me shqiptarët në New York, ndërtesën ikonike Gotham Widing Hall, në kuadër të turit të tij me diasporën.

Në fjalën që mbajti ai u ka kërkuar votën emigrantëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e ardhshme për Partinë Socialiste në Pranverën e ardhshme.

Ndërkohë, paralelisht me mitingun, u mbajt edhe protesta nga të tjerë shqiptarë të SHBA-së, para ndërtesës Gotham Hall, në bulevardin Broadway në Manhattan. 

Me pankarta dhe flamurin shqiptar dhe ate amerikan në duar, protestuesit kanë hedhur akuza të forta ndaj Ramës dhe kanë kerkuar largimin e tij nga qeveria, për shkak të mosmbajtjes së premtimeve, madje ata e akuzuan edhe si anti shqiptar ne lidhjet e tij me Vuçiçin.

Ajo që ra në sy ishte prania e shumtë e truprojave që shoqëronin kryeministrin shqiptar. Natyrshëm lind edhe pyetja se pse Ramës iu desh të merrte pas vetes disa 'bodiguardë' amerikanë mes shqiptarëve dhe nga se kishte frikë ai?!

Shihni videon: 

Të fundit