Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ Policia e Tiranës shtron “tapetin e kuq” për Erion Veliajn

Video/ Policia e Tiranës shtron “tapetin e kuq” për Erion

Policia e Tiranës është kujdesur që kryebashkiaku Erion Veliaj të ketë një “hyrje dinjitoze” në Drejtorinë e Policisë. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta lënë në “arrest me burg”, autoritetet kanë marrë masa të veçanta për të minimizuar ekspozimin e Veliajt në publik, duke ulur stendën pranë hyrjes për të mos lejuar kamerat të regjistrojnë momentin e shoqërimit.

Një gjë është e sigurt: ndonëse dikur ishte ai që priste personalitete të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës, tashmë duket se do ta shijojë vetë një "mbrëmje gala" në ambientet e paraburgimit.

SPAK e ka akuzuar për korrupsion pasiv dhe aktiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, duke i vënë kapakun një hetimi që ka trazuar politikën shqiptare muajt e fundit.

Nga mësymja e agjentëve të BKH-së në banesën e tij, tek kontrollet në zyrat e bashkëshortes Ajola Xoxa, deri tek vendimi i sotëm, rruga drejt selisë së policisë ka qenë e mbushur me detaje të denja për një thriller politik.

Të fundit