Flash News

Ditari i Maxhorancës

VIDEO/ Rama ironizon spotin e PD-së: Imagjino sikur Dash Shehi të linte rakinë

VIDEO/ Rama ironizon spotin e PD-së: Imagjino sikur Dash Shehi të

Për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryeministri Edi Rama është përqëndruar te fushata negative ndaj opozitës. Mëngjesin e sotëm ka publikuar një tjetër video në rrjetin social Instagram ku ironizon me spotin elektoral të Partisë Demokratike.

Kryesocialisti shfaq krerët e opozitës me fytyra të deformuara dhe krahas videos shkruan: "Hapi sytë dhe imagjino". Rama ka ironizuar edhe me numrin duke vendosur 69-tën në video-montazh.

Ndërsa teksti i videos është: 

"Mbylli sytë dhe imagjino...

Imagjino sikur Dash Shehi të linte rakinë

Imagjino sikur Mona të mos shihte më filxhan

Imagjino sikur Iliri me Saliun të riktheheshin në pushtet

Imagjino sikur Luli të zgjohej nga gjumi

Ca gjëra janë vërtetë të pamundura"

Edhe ditën e djeshme, në hapjen zyrtare të fushatës elektorale, Rama e përqëndroi fjalimin e tij në sulme ndaj opozitës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Të fundit