Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ Rama përgënjeshtron opozitën për "Sami Frashërin": Hipokrizia është helmi më i rrezikshëm, do të rilindë më e sigurt

Video/ Rama përgënjeshtron opozitën për "Sami

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar akuzat e opozitës lidhur me rindërtimin e shkollës "Sami Frashëri". Shefi i qeverisë ka postuar në Facebook një video, që sipas tij, tregojnë se puna ka nisur, ndryshe nga çfarë pretendon opozita.

Rama e ka akuzuar këtë të fundit për hipokrizi.

Postimi i plotë:

Hipokrizia është helmi më i rrezikshëm, do të thoshte Sami Frashëri për ata që dita-ditës këmbëngulin djallëzisht në gabimet e tyre...Shkolla e re që mban emrin e tij, do të rilindë më e sigurt, më e madhe, më e bukur në truallin e shkollës së vjetër.

Opozita e ka cilësuar projektin e rindërtimit të ‘Sami Frashërit’ korruptiv dhe që synon tjetërsimin e pronësisë së truallit të shkollës.

 

Të fundit