Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ Rama përplase me protestuesit në New York: Ik se na le kalamajt rrugëve, hajdut!

Video/ Rama përplase me protestuesit në New York: Ik se na le kalamajt

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një miting me shqiptarët e New York-ut, por duket se i kishte bërë llogaritë gabim. Eventi, i organizuar për të shitur imagjinatën e tij përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, rezultoi të ishte një “show” zhgënjyes, jo vetëm për shkak të pjesëmarrjes së ulët, por edhe për protestat e forta që e shoqëruan, si jashtë ashtu edhe brenda sallës.

Gjatë ngjarjes, Rama u përball me një përplasje interesante me protestuesit, të cilët e etiketuan si "legen", "mafia" dhe "plehrë", duke i thënë se është koha të ikë.

Kreu i qeverisë e mori situatën me qeshje dhe i ftoi protestuesit të hyjnë brenda, ndërkohë që ata iu përgjigjën me akuza për dështime në qeverisje, duke thënë: “Ik ti para, ik se na more në qafë, ik se na le kalamajt rrugëve, hajdut”. Duket se ka shumë “dashuri” për Ramën, edhe në Amerikë!

Të fundit