Flash News

Ditari i Maxhorancës

VIDEO/ Rama s'i ndahet Bardhit: Ore kush je? Kush janë në fakt?

VIDEO/ Rama s'i ndahet Bardhit: Ore kush je? Kush janë në fakt?

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me pjesë nga debati i zhvilluar një ditë më parë në Kuvend ku është diskutuar mbi rezolutën e PS-së për luftën ndaj-korrupsionit.

Gjatë debatit, për shkak të kundërshtive të deputetëve të opozitës, ministra dhe deputetë të PS-së kanë replikuar dhe hedhur akuza ndaj kolegëve të tyre.

Një nga këto përplasje ishte ajo mes ministres së Shtetit, Elisa Spiropali, dhe Gazment Bardhit.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke iu drejtuar kreut të Grupit Parlamentar të PD-së i kujtoi deklaratat e tij në raport me Sali Berishën, ku në fillim e cilësonte si babai i Xenit, ndërsa tani sillet si djali i adoptuar i ish-Kryeministrit.

Video është postuar nga Kryeministri Edi Rama i cili shtron pyetjet “kush je? Ore kush jeni? Kush janë në fakt?”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Duket se Kryeministri ka vijuar edhe sot thumbimet në drejtim të Gazment Bardhit dhe deputetëve të opozitës.

 

Të fundit