Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ Shenja me duar dhe tone të larta, Rama shihet i tensionuar në Vlorë

Video/ Shenja me duar dhe tone të larta, Rama shihet i tensionuar në

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një vizitë në Vlorë, ku pati edhe një takim me deputetët e qarkut dhe drejtues të pushtetit vendor për çështje që lidhen me zhvillimin e zonës.

Pas përfundimit të mbledhjes me strukturat e Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila mësohet se zgjati rreth një orë, Rama është parë i tensionuar teksa largohej me automjet nga vendi i takimit.

Në pamjet nga momenti i largimit, kryeministri shihet duke iu drejtuar dikujt me zë të larte dhe duke bërë gjeste me duar, një situatë që interpretohet sio një moment nervozizmi pas diskutimeve me bashkëpunëtorët e tij.

Ndërkohë, Rama është shfaqur i tensionuar edhe në ditët e fundit, pas përplasjes që pati me gazetarët gjatë një konference për shtyp. Gjatë debatit, gazetarët Ambrozia Meta dhe Isa Myzyraj u nxorën jashtë sallës pas replikave me kryeministrin.

 

Të fundit