Flash News

Ditari i Maxhorancës

Video/ Zegjineja nga Kuvendi, replikë me xhin, qofte e purteka domatesh

Video/ Zegjineja nga Kuvendi, replikë me xhin, qofte e purteka domatesh

Mandati i saj u kërcënua pasi procesi i numërimit të votave më 11 Maj u finalizua, por u desh dorëheqja e Maldrita Bardhos që Zegjine Çaushi të nderonte Kuvendin me prezencën e saj.

E shfaqur krah Belinda Ballukut në fushatën zgjedhore, Zegjineja u bë virale në rrjete sociale, për gjuhën e përdorur kryesisht kundrejt deputetit Gazment Bardhi. Një gjuhë aspak e përshtatshme për një kandidate për deputete, por që Zegjinesë i dha famë, e nga fama në Kuvend.

Në seancën e sotme, Zegjineja nuk e shmangu dot dëshirën për të shpërthyer në zhargonin e saj popullor teksa replikoi ndaj Gazment Bardhit. Deputetja e Ramës solli qofte, xhin e purteka domatesh, si kundër argument ndaj deklaratave të Bardhit.

"Nuk më besove o xhan kur ta thash te deti i Fierit. Erdhe në Fier vetëm për të pirë xhin në 2 të natës e për të shkëlqyer sytë. E për të ngrënë qoftë në lokalin e lagjes se nuk kishte lushnjar e Fierak që ta hapi derën. Ti je një njeri që vetëm për t’u përdredhur erdhe në Fier, me atë trupin tënd si purtekë domatesh", tha Zegjineja nga Kuvendit.

Të fundit