Flash News

Ditari i Maxhorancës

Videoja duke u tallur me Trump, Rama reagon sërish 'i zënë ngushtë': U mërzita shumë

Videoja duke u tallur me Trump, Rama reagon sërish 'i zënë

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish videso virale në Kopenhagen ku ai ironizonte presidentin e SHBA, Trump duke bërë batuta me presidentin francez Macron, në lidhje me marrëveshjen mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Në një bisedë me moderatorin Ali Asllan në Berlin, kryeministri Edi Rama e cilësoi deklaratën si një batutë miqësore, por shprehu keqardhje për mënyrën se si ajo u interpretua në Shtetet e Bashkuara.

“Ishte një shaka miqësore, e bërë në një frymë humori dhe mirëkuptimi. Ishte bukur të shiheshim pas gjithë atyre përpjekjeve për të ‘vrarë’ njëri-tjetrin me fjalë. Në Europë u prit me të qeshura dhe u bë virale, por më trishtoi fakti që në SHBA u përdor si armë politike kundër presidentit Trump. Kjo tregon se disa demokratë kanë humbur kontaktin me realitetin dhe besojnë se epërsia morale është e mjaftueshme,” tha Rama.
Videoja e momentit u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u transmetua edhe nga media ndërkombëtare. Megjithatë, veprimi i kryeministrit shqiptar u kritikua nga disa prej tyre, të cilat e interpretuan si të papërshtatshëm në kontekstin politik amerikan.

Të fundit