Flash News

Ditari i Maxhorancës

Videot në TikTok të kryegjyqtares së Elbasanit, reagon Gjonaj: Të hetohet pasuria e saj, vijojnë të gërryejnë drejtësinë

Videot në TikTok të kryegjyqtares së Elbasanit, reagon Gjonaj:
Etilda Gjonaj, Enkeleda Kapedani

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar për rastin e kryetares së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila postonte video në TikTok duke sfiluar në zyrë apo duke pozuar me veshje të shtrenjta.

Të pakomentueshme, i cilëson Gjonaj, sjelljet e kryegjyqtares së Elbasanit, ndërsa bën me dije se që prej dhjetorit të 2019-ës, i ka kërkuar KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të Viktor Ymerit.

Ministrja e Drejtësisë thotë se reforma nuk do të ndalet, duke theksuar se kush ka "turpëruar" drejtësinë do të përballet me të. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo kërkon që të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e Kapedanit.

Sipas saj, funksionarë si kryegjyqtarja janë tipikë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun. Gjonaj thotë se këta zyrtarë vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda.

Të fundit