Flash News

Ditari i Maxhorancës

Takimi me ministrat, Rama: Vijojnë edhe sot diskutimet maratonë

Takimi me ministrat, Rama: Vijojnë edhe sot diskutimet maratonë

Sikurse ishte paralajmërur, diskutimet e kryeministrit Edi Rama me ministrat do të jenë maratonë. Ata janë mbledhur sërish sot për të vendosur objektivat e 2023-shit, i cili është një vit elektoral.

Rama ka ndarë foto nga tryeza e diskutimeve, ndërsa shkruan: Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor.

Diskutimet e kabinetit qeveritar po zhvillohen te “Vila 31” në ish-Bllok. Diskutimet nisën ditën e djeshme dhe do vazhdojnë edhe sot.

Ministrat dhanë llogari për punën e tyre të bërë gjatë vitit 2022 ndërsa Rama po jep porositë e tij për vitin që sapo ka nisur.

Të fundit