Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vijojnë largimet nga PS, Rama njofton moskandidimin e ish-ministres: Solli kontribute të reja për 12 vjet

Vijojnë largimet nga PS, Rama njofton moskandidimin e ish-ministres: Solli
Eglantina Gjermeni

Vijojnë largimet nga Partia Socialiste, ndërsa për pak orë pritet të dorëzohen në KQZ listat zyrtare në KQZ.
Pas Vasilika Hysit, kryeministri Edi Rama ka njoftuar edhe largimin e ish-ministres së Zhvillimit Urban, dhe deputetes Eglantina Gjermeni nga grupi parlamentar.

Sipas Ramës, Gjermeni solli në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht.

Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”, tha Rama.

Të fundit