Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Viti 2022 do mbyllë plagët e tërmetit”, Rama: Ata që presin strehim, prioritet i qeverisë. Vijon plani i vaksinimit

“Viti 2022 do mbyllë plagët e tërmetit”, Rama: Ata

Kryeministri Edi Rama po prezanton programin qeverisës të mandatit të tretë. Në fjalën e tij gjatë prezantimit, Rama kushtoi vëmendje pasojave të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019.

Kryeministri tha se në vitin 2022 do të mbyllet çdo plagë e tërmetit dhe të gjitha ato familje që kërkojnë strehim ende, janë prioritet i qeverisë. Rama theksoi se edhe plani i vaksinimit masiv të popullsisë do të vijojë njësoj.

“Kemi ende dy fronte të mëdha, të zhbëjmë përfundimisht pasojat e tërmetit, dhe nga ana tjetër frontit për të dalë nga lufta rraskapitëse për pandeminë. Ato që presin strehimin në shtëpi ky është një nga prioritet e qeverisë sonë. Pani ynë nuk ndryshon në 2022 do të mbyllë përgjithësisht tërësinë e të gjitha plagëve të tërmetit. Deri në ditën e kapërcimit të gjitha familjet e prekura që janë në pritje do vijojnë që të marrin nga shteti bonusin e qirasë.

Nuk ndryshon as plani i vaksinimit masiv dhe për gjithë popullin. Falë vaksinimit të vazhdueshëm. Dje kemi marrë lajmin ë miratimit të green paas digjital për qarkullimin në Europë dhe gjenerohet në E-Albania. Që të vaksinohen pa humbur kohë që të shpëtojnë jetën, edhe për të lëvizur lirisht jashtë vendit”, deklaroi Rama.

Të fundit