Flash News

Ditari i Maxhorancës

Viti i ri akademik, Manastirliu: Ka nisur vaksinimi i pedagogëve dhe studentëve në universitete

Viti i ri akademik, Manastirliu: Ka nisur vaksinimi i pedagogëve dhe
Vaksinimi në Universitete

Studentët dhe pedagogët do të duhet t’i nënshtrohen vaksinimit përpara se të bëhen pjesë e auditorëve.

Në një postim në Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se universitetet janë hapur më herët se fillimi i vitit të ri akademik, për të bërë të mundur vaksinimin e çdo studenti dhe pedagogu në çdo universitet.

“Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.

Me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin anticovid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit,” shkruan Manastirliu në Facebook.

Kujtojmë se, vetë kryeministri Edi Rama dha ‘ultimatum’ për studentët se në rast se nuk vaksinoheshin, nuk do të futeshin në auditorë.

Të fundit