Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama pas takimit me azerët: Do të punojmë për gazifikimin e vendit dhe mundësinë e ndërtimit të një rafinerie

Rama pas takimit me azerët: Do të punojmë për gazifikimin e

Kryeministri Edi Rama ka folur për vizitën e tij dy ditore në Azerbajxhan ku u takua me përfaqësues të qeverisë azere.

Në një deklaratë për mediet, Rama tha se është duke punuar së bashku me azerët për të bërë të mundur gazifikimin e vendit përmes gazsjellësit joniano-adriatik, teksa theksoi se ekspertët shqiptarë, azerë dhe turq, do të vlerësojnë mundësinë e ndërtimit të një rafinerie.

"Do të punojmë shumë ngushtësisht për gazifikimin e Shqipërisë dhe në këtë aspekt hapi i parë shumë i rëndësishëm është nisja e një pune konkrete për gazsjellësin joniano-adriatik, i cili faktikisht përmes TAP-it lidh pjesën e sipërme që do të thotë Shqipërinë me Malin e Zi, Kroacinë, Bosnjën dhe faktikisht e kthen Shqipërinë në një nyje shumë të rëndësishme të shpërndarjes së gazit. Nga ana tjetër, kemi folur edhe për t’u ulur së bashku, ekspertët tanë, ekspertët azerë dhe ekspertët turq për të eksploruar mundësinë e ndërtimit të një rafinerie të re. Ashtu sikundër kemi folur edhe për të pasur nga ana e Azerbajxhanit investime në turizëm, duke pasur parasysh edhe shembullin e shkëlqyer që Azerbajxhani ka dhënë në Malin e Zi, me ndërtimin e një infrastrukture ultra moderne mikpritjeje", tha Rama.

Të fundit