Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vizita në SHBA/ Xhaçka takon ambasadoren amerikane të OKB-së: Shqipëria aleat i ngushtë

Vizita në SHBA/ Xhaçka takon ambasadoren amerikane të
Në foto/ Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka me ambasadoren amerikane të OKB-së

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, gjatë vizitës së saj në SHBA, ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane të OKB-së, Linda Thomas-Greenfield.

Në një postim në Facebook, Xhaçka shprehet se në kuadër të takimit, është diskutuar lidhur me bashkëpunimin midis dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për vitin e ardhshëm.

“Takim i shkëlqyer me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB Linda Thomas-Greenfield. Bisedë e frytshme për një sërë çështjesh, në të cilat vendet tona po punojnë ngushtë së bashku. Presim të thellojmë bashkëpunimin me miqtë dhe partnerin tonë strategjik, gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 2022 – 2023,” shkruan Xhaçka në Facebook.

Ndërkohë, ambasadorja amerikane e OKB-së, Greenfield i ka shprehur mirënjohje Shqipërisë për strehimin e afganëve, teksa thekson bashkëpunimin e vazhdueshëm me Shqipërinë si aleat të ngushtë.

“Shumë i kënaqur për të mirëpritur Shqipërinë Ministren e Jashtme Olta Xhaçka të kthehet në New York. Ne diskutuam një sërë çështjesh shumëpalëshe, përfshirë Afganistanin, si dhe mandatin e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB -së, ku mezi presim të punojmë me partnerin dhe aleatin tonë të ngushtë,” shkruan Greenfield në Twitter.

Kujtojmë se në vizitën drejt SHBA-së është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Të fundit