Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vjen reagimi i Ramës për zgjedhjen e Altin Dumanit si kreu i ri i SPAK: Fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete

Vjen reagimi i Ramës për zgjedhjen e Altin Dumanit si kreu i ri i

Vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK.

Në një postim që ka bërë në rrjetin social Tëitter,ai shkruan se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë, duke lënë të nënkuptohet se në këtë proces politika nuk ka ndërhyrë.

“Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete”- shkruan Rama.

Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i SPAK-ut. Dumani mori 5 vota, ndërkohë Edvin Kondili 4 vota dhe 1 votë Adnan Xholi.

Dumani i cili do të zërë vendin e Arben Krajës që nga e hëna e 19 dhjetorit, do të jetë në krye të SPAK-ut për 3 vitet e ardhshme.

Të fundit