Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vjosa Osmani në Tiranë, Rama: Erdhi rrotulloi thikën e nacional-folklorizmit për vota, debati për traun është grotesk

Vjosa Osmani në Tiranë, Rama: Erdhi rrotulloi thikën e

Kryeministri Edi Rama foli për vizitën e Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani në Shqipëri. I pyetur për mungësën e tij gjatë fjalës së Osmanit në Kuvendin e Shqipërisë, Rama tha se Kosova ka probleme me veten.

Rama tha se udhëheqësit në Kosovë po bëjnë politikë të brendshme në politikën e jashtme dhe anasjelltas, ndërsa i konsideroi deklaratat e saj si propagandë për të fituar vota, një situatë groteske dhe absurde. 

“Objektivi ynë ka qenë dhe mbetet 0 probleme me fqinjët. Por kjo s’do të thotë fshehje, por zerim i problemeve. Kosova ka probleme me veten jo ne me Kosovën.

Prej disa kohësh politika e brendshme është bërë e jashtme dhe ansjelltas. Ky është një problem në Kosovë që unë e shoh me shumë shqetësim. E kam adresuar te udhëheqësit e Kosovës dhe publikisht. Një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëjë me politikën rajonale është bërë si kalaja e Rozafës, disa e ngrenë ditën dhe disa e shembin natën.

E pakuptueshme që një qeveri legjitime të firmosë në Shtëpinë e Bardhë dhe presidentja të bëjë politikë të brendshme me këtë shtyllë të politikës së jashtme. Akoma më grotesk është debati për traun, paraqitet si kufi.

Kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative dhe të vish në Tiranë të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë. Nuk është kufi, sikundër trau që do të vendoset në Milot-Fier. Vjen në Tiranë dhe bën demagogji për të marrë vota në Kosovë. Trau nuk është kufi. Kjo është grotekse dhe jo dashamirëse.

Nëse për Vjosën atdheu është Kosova dhe Shqipëria ky është një tra që duhet ta paguajnë të gjithë atdhetarët. Z. Vjosa dhe të gjithë të tjerët mund ta shikojnë ndryshimin që ka pësuar rruga. Nuk fitohet lufta diplomatike me Serbinë duke ardhur në Tiranë duke rrotulluar thikën e nacional-folklorizmit vulgar”, u shpreh Rama.

Të fundit