Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vjosa, Park Kombëtar/ Ironia e Ramës: Bëjnë sikur harrojnë që lumenjtë e tjerë të egër i zbutën për veten e tyre

Vjosa, Park Kombëtar/ Ironia e Ramës: Bëjnë sikur

Ditën e sotme u nënshkrua memorandumi që i hap rrugë shpalljes së lumit Vjosa si Park Kombëtar. Kryeministri Edi Rama tha gjatë aktivitetit  se Vjosa është egërsia e fundit lumore që nuk do hyjë në cirkun e kafshëve të zbutura të sistemit energjetik.

Ai theksoi se Vjosa do të prodhojë ardhmëri në një formë tjetër.

Rama nuk kurseu as ironitë, duke thënë se, “bëjnë sikur harrojnë që lumenjtë e tjerë të egër i kanë zbutur për vetën e tyre dhe këtë e duan të egër”. Kryeministri ka mohuar vazhdimisht pretendimet se në Vjosë do të ndërtohen HEC-e.

“Të thuash Park Kombëtar është fjalë goje ndërkohë që në këtë gjatësi shtrihet një popullsi e tërë që ka nevojë për zhvillim. Kur na thonë që ky është lumi i fundit i egër në Europë bëjnë sikur harrojnë që lumenjtë e tjerë të egër i kanë zbutur për vetën e tyre dhe këtë e duan të egër. Ne po e bëjmë sepse po e bëjmë me bindje të plotë se kjo është e ardhmja.

Ne nuk mund të ndërtojmë një rezervat që edhe njerëzit t’i egërsojmë. Po ndërtojmë një hapësirë për një zhvillim që mbron mjedisin dhe ushqen gjeneratat që do ia lëmë Vjosën trashëgimi. Në një rrugë të re. Vjosa është egërsira e fundit lumore që nuk do hyjë në cirkun kafshëve të zbutura të sistemit energjetik. Lumenjtë  e tjerë janë bërë si qentë dhe macet e cirkut që prodhojnë energji. Vjosa do prodhojë ardhmëri në një formë tjetër”, tha Rama.

 

Të fundit