Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Vlahutin më kërkoi të arrestoj Berishën”, Braho: Llalla shpif se është në situatë të vështirë

“Vlahutin më kërkoi të arrestoj Berishën”,

Deputeti i PS, Spartak Braho e ka cilësuar shpifje deklaratën e fortë të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla i cili tha se ish ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin i kishte kërkuar që të arrestonte ish-kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në ‘Neës24’, Braho tha se Llalla gënjen pasi është një situatë të vështirë për shkak të hetimit.

“Nuk është e vërtetë që Vlahutin ka kërkuar ‘arresto Berishën’. Ai shpif pa pikë turpi se është në situatë të vështirë por nuk del dot kështu nga halli.

S’mund të vijë përfaqësuesja e BE tek një prokuror i dyshimtë dhe t’i thoshte; arresto shefin e opozitës. Po kush ishin akuzat? Thotë gjë?! Gënjen! Kjo është aleanca e sapo ngjizur e Berishës”, tha Braho.

Të fundit