Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Vlerësimi i DASH për Dvoranin/ Rama: Shenjë që drejtësia po funksionon
Nga Berati, ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetaret, kryeministri Edi Rama komentoi vlerësimin e ish-kreut të KED, Ardian Voranit nga DASH.
Rama tha se ka ende punë për të bërë në këtë drejtim, por shtoi se vlerësimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për Dvoranin është një shenjë e mirë që drejtësia po funksionon.
“Njerëzit me të drejtë kishin besimin se Vetting-u do të pastrojë sistemin. Por Vetting-u është hedhja e bazave, sepse është pastrimi. Nga pastrimi çlirohet sistemi nga një llum i madh. Dëshiron kohën e vet gjithçka. Duke qenë se Vetting-u filloi dhe më shkruajnë mua se përse nuk keni arrestuar këtë dhe atë. Nuk jemi në vitin 1945, nuk e bëjmë drejtësinë me urdhër qeverie, aq më pak mund të bëhet kjo duke e bërë kryeministri. Është një mesazh shumë i qartë për të gjithë. U arrestua një shef mjek që faktikisht kishte rrjepur dynjanë, deri dje kjo nuk ndodhte. Ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e tjera të politikës, është vendimi i sekretarit të Shtetit për të vlerësuar me çmimin e veçantë të nderit të SHBA një gjykatës shqiptar. Nëse sot themi a e kemi drejtësinë që duhet? Jo, nuk kemi. Por ai i kemi hedhur bazat? Po. A vazhdojmë të ndërtojmë me durim të madh sistemin e ri dhe drejtësinë e re, duke kuptuar se drejtësinë nuk e ndërton qeveria. Por qeveria, forca që qeveris, ka të drejtë të mbështesë ose votojë, sigurisht që po. Kush e mbështet drejtësinë? Kjo është e qartë, po ashtu siç është e qartë kush e pengon. Korrupsioni po luftohet duke reformuar dhe ndryshuar sistemet, brenda sistemit të madh të shtetit”, tha kryeministri.