Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
VOA: Çlirimi i fondeve evropiane IPARD III do kërkojë një kohë të gjatë

Në Shqipëri, çlirimi i fondeve evropiane të programit IPARD III në mbështetje të bujqësisë shqiptare, duket se do të duhet të kërkojë një kohë të gjatë. Autoritetet ende nuk thonë dot se kur ato do të mund të rihapen, pasi u lanë në pritje, në momentin që zyra evropiane kundër mashtrimit, Olaf, gjeti keqpërdorime serioze me fondet e programit te mëparshëm IPARD II.
Gjatë një interpelance në parlament, të kërkuar nga deputeti në opozitë, Agron Shehaj, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, deklaroi të enjten, se një plan veprimi i hartuar nga pala shqiptare, është ende në proces aprovimi në strukturat e BE-së. Plani i veprimit, sipas ministres, iu kërkua autoriteteve shqiptare, pasi në dhjetor të vitit të shkuar ato i kthyen përgjigje Komisionit europian, mbi raportin e Olaf-it, që i ishte dorëzuar qeverisë shqiptare në tetor të po atij viti. Procesi parashikon që materiali i dërguar në Bruksel nga autoritetet shqiptare, të vlerësohet dhe më pas palët të hyjnë në një proces ”negocimi”, në përfundim të të cilit përcaktohet dhe shuma që shteti shqiptar do të mund të duhet t’ia rikthejë Brukselit.
Nuk dihet cila ka qenë përgjigja e palës shqiptare ndaj pretendimeve të Olaf-it, i cili në raportin për vitin 2023 bënte të ditur se i kishte rekomanduar Komisionit Evropian "të konsiderojë si të papërshtatshme, një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për aplikime të programit IPARD II, për një vlerë prej 33 milionë eurosh".
Ministrja Denaj tha sot se raporti i përmbledhur dorëzuar qeverisë shqiptare “evidenton raste parregullsie me një vlerë totale shumëfish më të ulët se vlera që theksohet në raport dhe terminologjia nuk është e njëjtë me atë që përdoret. Kjo pasi strukturat audituese të Olaf-it, aplikojnë disa kritere sikundër është ekstrapolimi dhe vlerësimi i përgjithshëm i gjetjeve”.
Zonja Denaj njoftoi dhe angazhimin e “një auditi të jashtëm për të kryer një auditim të plotë, duke siguruar pavarësinë nga strukturat dhe autoritetet ekzistuese, bazuar në standardet e pranuara ndërkombëtare. Vetëm në përfundim të auditit dhe gjenerimit të këtij raporti nga ky audit i jashtëm ne do të flasim për shifra. Tani çdo gjë është e parakohshme dhe politike”.
Po ashtu në raportin vjetor, Olaf-i, rekomandoi më tej që “BE-ja të parandalojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm”. Në nëntor të vitit të kaluar, Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë, i tha Zërit të Amerikës se “Komisioni Evropian ka vënë në pritje miratimin për të gjitha masat IPARD III”.
Gjatë interpelancës në parlament ministrja Denaj, e trajtoi çështjen e programit IPARD III, sikur të ishte në procedurë e sipër, dhe jo të ishte lënë pezull, derisa Shqipëria të japë prova serioze se mund të marrë sërish përsipër, trajtimin e fondeve evropiane. Autoritetet shqiptare, përpara ndërhyrjes së Komisionit, bazuar në hetimet e OLAF-it, kishin kaluar të gjitha hallkat kryesore të procesit dhe prisnin vetëm riakreditimin e madje shpreheshin të sigurta se drita jeshile për fondet e IPARD III do të jepej që janarin e vitit 2023. “IPARD III, ka 9 masa nga 4 masa. Eshtë një proces i cili kërkon institucione më të forta dhe kërkon plotësimin e më shumë dokumentacioneve dhe institucioneve të forta. Jemi duke bërë pikërisht këtë, nëpërmjet strukturave dhe përpjekjes për të ndryshuar edhe aspekte të kontrollit parandalues”, deklaroi sot anga ana e saj zonja Denaj.
Në raportin për vitin 2023, OLAF-i, thotë se zbuloi “disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve”. Këto parregullsi përfshinin faktin se “aplikantëve u kërkohej t'i paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale. Kontrata që jepen pa konkurrencë, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta false që dorëzohen), dhe çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale”.
Por ndërsa për kompaninë e konsulencës, Olaf-i lë të kuptohet qartë se aplikantët ishin të detyruar t’i drejtoheshin asaj, ministrja Denaj u shpreh se “është në proces evidentimi të plotë “roli i konsulentit”, i cili më duhet të theksoj këtu, se marrëdhënia mes Konsulentit dhe Aplikuesit/Përfituesit është një marrëdhënie e lirë mes palëve”. Megjithatë ajo shtoi se “është e rëndësishme që konsulenti i përzgjedhur nga përfituesi dhe është evidentuar për sjellje joetike, në kundërshtim me ligjin, të jetë një informacion publik dhe në dije të plotë për këdo, kur bën zgjedhjen e tij”.
Ministrja e Bujqësisë deklaroi se ndërkohë “janë marrë veprime të shpejta korrigjuese për projekte që janë pjesë e raportit të OLAF-it, për rekuperimin e fondeve” me të cilat është abuzuar, apo se dhe “është miratuar struktura e re organizative për Agjencinë përgjegjëse”. Ajo bëri të ditur dhe se “aty ku ka patur nevojë për masa administrative është ndërhyrë”, por pa shpjeguar se deri ku kanë shkuar këto ndërhyrje. Çështja megjithatë është tani në duart e Prokurorisë së Posaçme e cila ka nisur një hetim./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38