Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Vonon, por nuk harron”, Rama flet në 'emër' të SHBA-së për të detyruar zgjedhësit të mos votojnë opozitën

“Vonon, por nuk harron”, Rama flet në 'emër'

Pavarësisht se mohoi të ketë kërcënuar bashkitë me ndërprerje fondesh apo të ketë ushtruar presion mbi zgjedhësit, Rama i përsëriti deklaratat e tij denigruese dhe kërcënuese edhe pas mbledhjes së Kryesisë.

Teksa u pyet nga gazetarët për kundërshtarët e tij politikë, të cilët thotë se nuk i konsideron, Rama kërcënoi se shumë shpejt drejtësia do të veprojë për Berishën dhe Metën. Rama shtoi se nuk do të ketë derë që do të hapet për ta, teksa tha në njëfarë mënyre tentoi të ndikojë të zgjedhësit duke iu thënë se nuk mund t’i zgjedhin ata njerëz.

“Ne nuk zgjedhim kundërshtarët tanë, këtë gjë e bën vota. Ka një pjesë të njerëzve që vijojnë të zgjedhin akoma këta njerëz. Duhet ditur që drejtësia vonon, por nuk ka shanse që t'i harrojë këta njerëz. Këta njerëz kanë vënë në pikëpyetje dhe kanë arritur që të marrin me vete një sërë shqiptarësh. Vërtet BE-ja nuk ka një normë të shpalljes non-grata të një personi, por të jeni të sigurtë që nuk ka derë që do të hapet për këta”, deklaroi Rama.

Po ashtu, gjatë deklaratës së tij, kryeministri nënkuptoi se nuk do ta njohë votën e shqiptarëve që zgjedhin opozitën, kur tha se bashkëpunimi me kandidatët e tyre do të jetë i pamundur.  

“Nuk kam folur për kandidatë kundërshtarë, kam folur për kukulla të një çifti ku kemi një non grata të shpallur nga SHBA, kemi thirrje të përsëritura nga aleati ynë për të bërë shumë kujdes në këtë pikë sepse zgjedhja është e shqiptarëve, por cilësia e marrëdhënieve me Shqipërinë është e aleatëve tanë. Ata e vendosin se çfarë natyre kanë raportet e tyre me ne në momentin kur një individ i shpallur non grata dhe jo dosido, por një nga më të rëndësishmit në këto 30 vite, mban damkën e personit të padëshirueshëm. Ky nuk është presion por mënyrë për t’ia thënë drejtpërdrejtë njerëzve se do jetë i pamundur bashkëpunimi”, tha Rama.

Të fundit