Ditari i Maxhorancës

Vota e diasporës/ Drejtuesit politik të PS mblidhen në selinë rozë

Vota e diasporës/ Drejtuesit politik të PS mblidhen në

Janë mbledhur në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë.  Fokusi I kësaj mbledhjeje do të jetë vota e disasporës.

Mësohet se kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seli ndërkaq në ambientet e PS ndodhet drejtuesja politike për Tiranën Elisa Spiropali, Taulant Balla, Ulsi Manja, Arbjan Mazniku. Drejtuesit e tjerë janë të mbledhur online.

 Më 11 janar është hapur zyrtarisht platforma online, ku qytetarët shqiptarë në diasporë mund të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Disa politikanë nga PS kanë qenë fizikisht në Greqi e në Itali. Në këtë mbledhje po jepen detyra, për të forcuar angazhimin për votën e diasporës.

Deri tani janë mbi 7000 aplikime për të votuar nga diaspora. Këto mbledhje pritet që të jenë të shpeshta, pasi PS i jep rëndësi diasporës.

Të fundit