Flash News

Ditari i Maxhorancës

Votim elektronik në Tiranë, Gjiknuri: Pa ndërhyrje në kod, vota e emigrantëve rrezikohet

Votim elektronik në Tiranë, Gjiknuri: Pa ndërhyrje në kod,

Sekretari Organizativ dhe Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri mendon se kodi zgjedhor duhet të ndryshojë para zgjedhjeve, me qëllim që vota e emigrantëve të mos bllokohet nga afatet kohore të pamjaftueshme dhe të mbërrijë brenda ditës së votimit në KQZ.

“Të gjejmë një zgjidhje duke bërë disa modifikime, nuk janë ndryshime thelbësore se asgjë nuk do të ndryshojë. Afrimi i afateve të paraqitjes së listës së kandidatëve. Mund të gjejmë një formë tjetër se si mund të dërgohet më herët fleta e votimit”, thekson Gjiknuri për A2 CNN.

Propozimi i dytë konsiston në idenë që fleta e votimit të dërgohet në mënyrë elektronike duke shkurtuar kohë, por në kthim duhet të vijë me postë.

“Votimi elektronik kërkon një infrastrukturë komplet tjetër, kështu që ajo nuk është gati dhe as nuk e merr njeri përsipër. Kështu që mendoj se varianti me postë të mbetet variant i vetëm”.

Gjiknuri e bëri të qartë se PS jep dakordësi vetëm për këto modifikime, duke ja mbyllur derën PD-së që të vendosë kushte për ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor.

“Bisedat mund të bëhen pa u ulur në tryezë. Sepse ne nuk do të bëjmë reformë zgjedhore. Ne do të modifikojmë vetëm këtë element që lidhet me procesin e votës së diasporës. Nuk ka më kohë për të ndryshuar ligjin zgjedhor. Vërtetë mund të ketë tek-tuk disa rekomandime që nuk janë adresuar. Pretendimet si ndërhyrja e shtetit në zgjedhje, apo shitblerja këto nuk zgjidhen me kod zgjedhor”.

Gjiknuri mendon që në Tiranë duhet të implementohet votimi dhe numërimi elektronik edhe nëse PD nuk është dakord.

“Do të eliminojë shumë problem që ka votimi manual, se ose në Tiranë ka shumë kandidatë dhe fleta e votimit do të jetë më e vështirë. Sa i përket anës tjetër dëgjoj edhe po nuk qenë dakord ata edhe. Tashmë votimi elektronik është përfshirë në ligj dhe duhet të realizohet. Nuk mund të ndalohet me një vullnet të një partie politike për aq kohë sa nuk ka një vendim gjykate qe thotë se votimi elektronik është i pavlefshëm”.

Të fundit