Flash News

Ditari i Maxhorancës

Votimi i emigrantëve, Majko kritika KQZ-së: Po vonohet kot, s’kemi ç’konsensus presim

Votimi i emigrantëve, Majko kritika KQZ-së: Po vonohet kot,
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos humbë më kohë duke pritur konsensusin e opozitës, sa i takon ligjit për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

I ftuar në ‘Open’, Majko thotë se se ka informuar rregullisht KQZ, si dhe shtoi se nuk ka asnjë problem ligjor në lidhje me votimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit.

Aktualisht KQZ nuk ka deklaruar që s’do ketë votim të shtetasve jashtë vendit, jo te emigrantëve, pra shtetas shqiptar me banim jashtë. Nuk ka sens tani që ligji të bllokohet, s’kemi ça konsensusi presim, çdo të thotë kjo të presim dikë të thotë jam dakord të zbatohet ligji”.

Çfarë shpjegimi keni marrë nga KQZ?Me KQZ kam komunikim të mirë me ta, gjithmonë e kam pasur, votimi për ndryshimet në kod ka qenë në limitet e fundit. S’ka ndodhur në asnjë parlament që të jetë krijuar komisioni i reformës zgjedhore që me nisjen e sezonit parlamentar, palët janë marrë me gjëra anësore.

Ku ka ngecur procesi?

KQZ duhet të zbatoje ligjin pa pritur partitë politikë.

Është vullnet dhe jo procedurë?

Duhet të zbatohet kodi zgjedhor, kam bindjen që Celibashi dhe të tjerët janë të angazhuar në këtë proces.

Pse nuk po e zbaton ligjin KQZ?

Po vonohet kot, po pret nga partitë e opozitës që të thonë po.

Të fundit