Flash News
Zbardhet letra që Biden i la Trump në zyrën ovale: Amerikanët kërkojnë qëndrueshmëri
Aksion në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Në kërkim për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani
Vrasja e Kristjan Markut, dyshime se autorët janë larguar drejt Kosovës
I zhdukur prej 4 ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës Edison Oruqi
Vrasja e 14-vjeçarit, Rama bën sërish të 'paditurin': Shqipëria një nga vendet më të sigurta
Kryeministri Edi Rama ka rikthyer në vëmendje sërish ngjarjen tronditëse të vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij.
Në takimin me prindërit që pati sot në Fier, Rama tha se kjo tragjedi sipas tij po vijon të përdoret për qëllime politike ose biznes mediatik që të krijojë audiencë.
Ai u shpreh se shkollat në vendin tonë nuk janë të pasigurta siç po flitet, ndërsa tha se Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Evropë.
"Është një tragjedi, është marrë dhe vijon akoma përdoret si material, të gjejmë material për të bërë sa më shumë konfuzion në trurin e njerëzve me qëllimin për interes politik luftë për pushtet ose biznes mediatik, të krijoj audiencë sa më shumë, të mbledh sa më shumë njerëz duke treguar të rrëfej në mënyrë katastrofike që filmi të mbajë njerëzit pas ekranit, dalin bëjnë histori, gjatë këtyre ditëve është stimuluar ndjenjë e madhe pasigurie a thua se këtu në shkolla fëmijët shkojnë e s’dihet a s’kthehen, që nuk është rasti në aspektin e sigurisë, nëse dëgjoni të gjithë të huajt, apo shqiptarët.
Shqipëria është një nga vendet më të sigurta, çfarë ndodh mes grupesh kriminale s’ka lidhje me qytetarin, një nga vendet më të sigurta, një nga arsyet kryesore pse turistët pëlqejnë Shqipërinë. Në Londër nuk ecet dot në rrugë nëse ke një orë me një vlerë të caktuar, nëse ke një çantë të shtrenjtë në krah." u shpreh Rama.