Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vrasja e nënkomisarit/ Çuçi mbledh drejtorët vendorë të Policisë, do të vendoset ylli në memorialin e dëshmorëve

Vrasja e nënkomisarit/ Çuçi mbledh drejtorët

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka mbledhur drejtorët e Policisë Vendore. Ky takim vjen pas ekzekutimit të nënkomisarit të Lezhës, Saimir Hoxhës.

Pas takimit, do të vendoset dhe ylli te memoriali i dëhsmorëve të policisë. Kujtojmë që Saimir Hoxha u shpall "Dëshmor i Atdheut", pasi ra në krye të detyrës.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës në Ishull Lezhë, ku 21-vjeçari Aldi Rama qëlloi për vdekje efektivin, pasi ky i fundit i kërkoi dokumentat e identifikimit.

Hoxha ishte pjesë e një grupi patrullimi që kishin dalë në terren për një operacion anti-kanabis. Pasi qëndroi i fshehur për disa orë dhe teksa ishte lokalizuar nga policia, Aldi Rama vrau dhe veten.

Të fundit