Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Dialog ose konflikt me Kosovën", Rama e thotë prerë: Serbia e ka humbur luftën! Këto janë deklarata për konsum të brendshëm

Rama: Serbia e ka humbur luftën reale, ndërsa Kosova atë diplomatike

"Dialog ose konflikt me Kosovën", Rama e thotë prerë:
Foto Ilustruese/ Rama dhe Vuçiç

Kryeministri Rama ka komentuar deklaratën e Vuçiç për "dialog i menjëhershëm ose konflikt me Kosovën".

I ftuar në "Open", Rama tha se "nuk ka çfarë provokon Vuçiç, pasi Serbia e ka humbur luftën me kohë".

Mirëpo, sipas kryeministrit shqiptar në 'minuse' ëshë edhe Kosova, e cila "po humb terren çdo ditë në fushën diplomatike".

"Nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, nuk e kam lexuar. Nuk ka çfarë lufte provokon Vuçiç, nuk ka çfarë lufte provokon Serbia. Serbia e ka humbur luftën. Kosova ka bërë gafë në luftën diplomatike, dhe ka humbur shumë terren. Ana tjetër e ka humbur Kosovën dhe s’ka shanse t’i rikthehet Kosovës. Këto janë vetëm deklarata për konsum të brendshëm. Kosova është prioriteti ynë numër një në politikën tonë të jashtme. Dhe e kam thënë se si po humb terren çdo ditë në fushën diplomatike. Ka oponentë brenda Kosovës që e kanë dëmtuar Kosovën në politikën e jashtme", është shprehur Rama.  

Të fundit