Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vuçiç postoi hartën e Kosovës me flamurin serb, Majko: I pëlqen papajtueshmëria, roli i Gavrilo Principit nuk mirëkuptohet

Vuçiç postoi hartën e Kosovës me flamurin serb, Majko: I
Pandeli Majko

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka reaguar, pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç publikoi në rrjetet sociale hartën e Kosovës me flamurin serb.

Majko thotë se me publikimin e kësaj fotoje, Vuçiç dëshmon se i pëlqen papajtueshmëria. Sipas tij, ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

Ai rikujton se para pak muajsh Serbia nënshkroi një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë për të respektuar paqen rajonele. Ndëkohë shton se fotot e postuara në rrjetet sociale zhvlerësojnë seriozitetin e shtetit serb në marrëdhëniet ndërkombëtare.

"Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!"-shkruan ndër të tjera Majko në Facebook.

Vuçiç postoi hartën e Kosovës me flamurin serb, Majko: I

Të fundit