Flash News

Ditari i Maxhorancës

Postimi provokues i Vuçiç me flamurin serb mbi Kosovë, reagon Rama: Hartë leshi! Ai shoku në Beograd luan me kukulla në Fb

Postimi provokues i Vuçiç me flamurin serb mbi Kosovë, reagon

Vjen reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç publikoi hartën e Kosovës me flamur serb në 17 mars.

Nga Kukësi, ku ka nisur vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të spitaleve Covid në Kosovë, Rama tha se Vuçiç në Beograd luan me kukulla dhe se e ‘ne jemi një, e ardhmja dihet si do jetë’.

Kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxori ai shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook. Ne jemi një, për atë punojmë dhe ëndërrojmë të gjithë. Kemi ndryshime por kemi një rrugë.

Jam i lumtur që kemi çarë bllokadën e pamundësisë për vaksinimin. Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që në Kosovë do të venë vaksinat”, tha Rama.

Postimi i presidentit serb ngjalli shumë debat në opinion publik në Kosovë dhe në rrjetet sociale ka filluar një fushatë për t'i bërë report postimit të presidentit serb.

Publikimi i kësaj fotoje vjen në kuadër të 17 vjetorit të trazirave të marsit 2004.

 

Të fundit